Sport

Kasper Schmeichel zgjidhet lojtari i ndeshjes Kroaci – Danimarkë

By FerizajPress

July 01, 2018

Kroacia ka arritur çerekfinalen e Kupës së Botës, duke eliminuar Danimarkën pas penalltive. Koha e rregullt e ndeshjes nuk solli fitues duke përfunduar 1:1. Në pjesën e dytë të vazhdimeve, Schmeichel bëri një pritje heroike të penalltisë së Luka Modric, duke mbajtur në lojë Danimarkën. Paraqitje të mirë Schmeichel pati edhe në serinë e penalltive, por në fund iu dashtë të pajtohej me humbjen e kombëtares së tij, që nënkupton fundin e botërorit të vitit 2018./Lajmi.net/