Ferizaj

Karvani i Diasporës “Shijo Kosovën” sonte arriti edhe në Ferizaj

By FerizajPress

July 28, 2022

Aktivitete kulturore dhe sportive që po zhvillohen në kuadër të Karvanit të Diasporës “Shijo Kosovën”, sonte janë mbajtur edhe në Ferizaj.

Këtë delegacion të Karvanit të Diasporës, të cilit i priu zëvendësministrja e MPJD-së, Liza Gashi,zv.ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Edona Maloku si dhe zv.minstrja e Kulturës Rinisë dhe Sportit Daulina Osmani, e ka pritur drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani bashkë më përgjegjësin e kulturës Sabri Pajaziti.

Ky delegacion ka zhvilluar takime të shumta me bashkatdhetarët ferizajas, me të cilën kanë diskutuar çështje shumë të rëndësishme.Me një fjalë rasti të pranishmit i ka përshëndetur zv.ministrja e Arsimit Edona Maloku.