Sport

Karius thotë “stop”, ja mesazhi prekës për ata që tallen me të

By FerizajPress

July 23, 2018

Karius vazhdon ta djallosë me gafat e tij. E fundit ishte ajo në ndeshjen mes Liverpool dhe Dortmund, mbrëmjen e djeshme. Ai pritet të humbasë vendin e titullarit tek anglezët, pasi aty u transferua Alison Becker nga Roma. Karius ka postuar në “Instagram” një mesazh emocionues për të gjithë. “Për ata që kënaqen me dështimet ose vuajtjet e dikujt, ndjej keqardhje për ju”, shkruan ai “Çfarëdo që është duke iu ndodhur në jetën e juaj dhe duke mbajtur kaq shumë urrejtje, unë lutem për ju që t’ju kalojë dhe gjëra të mira të vijnë ”, ishte mesazhi i portierit.