Editorial

Karavani i hegjemonizmit serb

By FerizajPress

January 15, 2017

Më 14 janar 2017 fashistët e serbisë e nisën një tren nga Beogradi me destinacion në Kosovë-konkretishtë Mitrovicën e veriut.

Treni mjaft komod i dhuruar nga rusomëdhenjtë, u stolisë me ikonografi të shumta që shpërfaqnin ndjenjat dhe mllefin e fashizmit serbë kundër shqiptarëve. Para nisjes pompoziteti ishte shumë i madh. Shovinistët serb akoma pa u nis për Kosovë, meqenëse trenin e kishin stolisur edhe me ikonografi ruso-kineze menduan se Kosovën e rikthyen nën sqetullën e Serbisë akoma pa arritur te caku dhe krijuan përshtypjen se shqiptarët nuk do ti ndalin as bjeshkët e Sharrit në ikje e sipër nga treni i furishëm i nacionalizmit serb.

Historia me trenat shovinistë serb është shumë interesante.

Në vitin 1989 kur Kosova më 20 shkurt hyri në grevë totale për ta mbrojtur autonominë dhe kushtetutën e vitit 1974, dhe për të kërkuar largimin nga skena politike kosovare të Ali Shukriut Hysamedin Azemit dhe Rrahman Morinës.

Pas 8 dite Sllobodan Miloshoviqi me kërkesën e punëtorëve Kosovar arriti në elektro-ekonominë e atëhershme të Kosovës, ai i hutuar nga revoltat e shqiptarëve, përshëndeti në gjuhën shqipe. E Stipe Shuvar në horizontin e 8-të nëntokës u premtoi minatorëve se kërkesat e tyre do të respektohen.

Me 28 shkurt minatorët dolën nga zgafella mbi dhe dhe greva mori fund me bindjen se edhe efekti i saj ishte arritur.

Me 1 Mars 1989, 2 milion serb dolën në protesta në Beograd, Novisad dhe Titograd duke kërkuar kthimin e sërishëm në politikë të A.Shukriut, H.Azemit dhe Rr.Morinës por dhe të njëjtën kohë duke bërë thirrje për arrestimin e udhëheqësve grevistë. Pasi morën premtimin nga Sllobodan Miloshoviqi se kërkesat e tyre do të realizohen në tërësi brenda 24 orëve demonstrata mori fund.

Intelektualët Slloven në Cankariev Dom përmes një proteste intelektualësh e mbështetën rezistencën e shqiptarëve, duke cilësuar pozitën e tyre si atë të hebrenjve në holokaustet e Hitlerit dhe se njerëzit në Kosovë po ndiqeshin nga serbët edhe në horizontet e nëntokës.

Si kundërpërgjigje ndaj marshit slloven në favor të shqiptarëve, serbët u nisën me një tren special ngjashëm me këtë të 14 janarit 2017, atëherë gjoja për ta plasuar edhe në Slloveni të vërtetën serbe për Kosovën dhe shqiptarët.

Policia sllovene për ta ruajtur sovranitetin e republikës së tyre i shkërmoqi me shkop dhe akoma pa zbritur në tokë i ktheu mbrapsht. Kurse gazeta Mlladina botoi një artikull me titull trenat e nacionalizmit.

Ambasadori i Shqipërisë në Beograd në shenjë respekti vajti në Lublan për ta qerasur artikullshkruesin me një viski për nderin që i bënë Kosovës dhe shqiptarëve.

Po ashtu gjatë atyre viteve aradha e zhurmagjinjëve të Milloshoviqit në valën e protestave kundër shqiptarëve, i bëri thirrje këtij të fundit që tu printe deri në Tiranë. Atëbotë Tirana zyrtare u kundërpërgjigj se nëse e synoni Tiranën atëherë nga ajo do të largoheni si nazistët gjerman nga Stalingradi dhe Miloshoviqi do të gozhdohej si gjenerali i ushtrisë së vdekur.

Pompoziteti serb më 14 janar 2017 për të hyrë në Kosovë me lokomotivë ruse dhe me vula të Serbisë së Stefan Dushanit për të dëshmuar se Kosova është Serbi, mesa duket trenin nuk e mbajtën rrotat prej drurit të mykur dhe ndaloi në Rashkë.

Do të kishte qenë mirë që serbët para se të ia mësynin Kosovës të frymëzuar nga rusët dhe kinezët paraprakisht ta studionin historinë e këtyre dy popujve të fundit se si ata u shporrën nga Shqipëria me turp dhe bishtin ndër shalë.

Sipas bindjes sime serbët padrejtësisht ishin të ngulitur në Kosovë duke ushtruar terror sistematik tash e 100 vjet më parë.

Por pas luftës së fundit në Kosovë, Serbinë jo vetëm që se durojnë shqiptarët por as toka e Kosovës edhe po të jetë ajo pa njerëz fare. Ata aktualisht më të lehtë e kanë ta zaptojnë diellin në qiell sesa ta nënshtrojnë Kosovën e këtë më së miri e dëshmoj edhe ndalimi i tyre i turpshëm në Rashkë.

Kur serbët paralajmëruan se do të futen në Kosovë, si rëndom faktori politikë Kosovar filloi të nxjerr lista tradhtarësh se kush po e mundëson hyrjen e tyre në Kosovë.

Ata që ishin të shkathtë për ta futë fshehurazi gazin lotsjellës në parlament mesa duket jo pse s’kishin guxim por nuk gjetën gaz adekuat për ta hedhur në trenin ruso-serb por megjithatë shpresoj se një gjë patjetër do të ishte e sigurt se treni pasi të futej në Kosovë ata do ta rrokullisnin siç i përmbysnin kamionët me prodhimet e shtetit serb.

Tani kur treni u ndal pa i shkelur kufijtë e Kosovës, përsëri gara filloi se kush është më i merituari për ndaljen e tij. Zyrtarisht u bë e ditur se urdhëresën për mos futjen e trenit në Kosovë e dha presidenti i shtetit, ai nën shpatullat e të cilit filloj lufta për çlirimin e Kosovës. Kurse opozita thotë se trenin e ndali rebelimi opozitar.

Ne për rastin konkret do të shtronim një pyetje edhe pozitës edhe opozitës.

Athua vallë nëse gjykata e ardhshme speciale do të kërkonte për të ngritur akuzë atij ose atyre që e penguan futjen e trenit në Kosovë atëherë a do të ekzistonte gara për ta marrë apo për ta dhënë autorësinë e ndalimit të trenit.

Dhe nuk është çudi se tek ne gjithçka mund të ndodhë.

Kërcënimet e Serbisë se ata do të nisin luftë në Kosovë janë një ëndërr fantastike. Ata në Kosovë kanë bërë terror sistematik 100 vjeçar kurse luftën e kanë filluar shqiptarët kundër serbëve dhe serbët atë e kanë humbur.

Serbët me tren nuk futen në Kosovë por vetëm nëse atyre iu paraprinë 10 mijë tanke ruso-kineze dhe teknologjia ushtarake e këtyre të fundit.

Pretendimet e tyre se ata do të marshojnë në Kosovë nëse vriten serbët e Kosovës kjo është një përrallë dhe një dëshirë e tyre shoviniste, sepse serbët janë më të sigurt në Kosovë sesa në Serbi. Këtë e dëshmon fakti se as Gjorgje Petroviqin, as Ivan Stamboliqin as Zoran Gjingjiqin dhe as 6 të rinjtë serb të Pejës nuk i vranë shqiptarët por vetë serbët për të ia hedhur pastaj fajin shqiptarëve.

Kosova dhe shqiptarët duhet të jenë sy hapur dhe vigjilent sepse qeveria serbe mund ti godas serbët në Kosovë vetëm e vetëm për të krijuar alibi se ata nuk mund të jetojnë nën juridiksionin e shqiptarëve.

Në emër të frontit:Remzi Hasani