Ferizaj

Karateistët ferizajas vazhdojnë me suksese

By FerizajPress

March 13, 2017

Karateistët ferizajas po vazhdojnë ti sjellin Ferizajt medalje nga sportet luftarake. Klubet e karatesë “Kastrioti” dhe “Fituesi” nga garat e turneut “Shpresat e Kosovës” kanë rrymbyer 26 medalje. Në këto gara karateistët e KK ’Fituesi” siguruan 5 medalje të arta ndërsa ata të KK “Kastrioti” 3 medalje të arta.

KK “FITUESI” 5 Kampion dhe 12 medalje në Shpresat e Kosovës.

KK Fituesi sot morri pjesë në Turneun “Shpresat e Kosovës” e cila u mbajt në Prishtinë klubi mori pjesë me 14 garues dhe arriti të fitoj 12 medalje.

1.Behije Mustafa -Kampione e dyfishtë, kata dhe lufta 2.Erblina Pajaziti -Kampione në Lufta 3.Bledon Krasniqi -Kampion në Lufta 4.Benjamin Bajrami -Kampion në Lufta 5.Emir Rushiti – nënkampion në Lufta 6.Gentrit Sahiti -nënkampion në Lufta 7.Rona Emërllahu- nënkampione në Kata 8.Valdet Mustafa- nënkampion në Lufta 9.Aldin Shefiti – vendi i tretë në Lufta 10.Leonard Kryeziu -Vendi i tretë në Lufta 11.Reald Emërllahu -Vendi i tretë në Kata

Kastriotët shkëlqyen në turneun kombëtar të karatesë SHPRESAT 2017 me: 3 të arta, 2 të argjendta dhe 9 të bronzit. ALMA LOKI , e ART në KATA, kategoria 12 VJEÇ, ERËZA SALIHU , e ART në KUMITE,kategoria 12 VJEÇ, -37kg, FJOLLA BEHLULI, e ART në KATA,kategoria 10 VJEÇ, ALMA LOKI , e BRONZIT në KUMITE,kategoria 12 VJEÇ,-40 kg ERËZA SALIHU , e BRONZIT në KATA,kategoria 12 VJEÇ, BLINË SADIKU , e BRONZIT në KATA,kategoria 11 VJEÇ, BLINË SADIKU ,e BRONZIT në KUMITE,kategoria 11 VJEÇ,-42 kg. DIELLZA MAHALLA , e BRONZIT në KUMITE ,kategoria 11VJEÇ,+40 kg, ALBION IDRIZI , e BRONZIT në KUMITE,kategoria 14 VJEÇ, +47 kg. ENSAR HAMZA , e ARGJENT në KUMITE,kategoria 12 VJEÇ,-50 kg. RIZA MAHALLA , e BRONZIT në KUMITE,kategoria 12 VJEÇ,-50 kg. ARBORA BEHLULI , e BRONZIT në KUMITE,kategoria 14 VJEÇ, +47 kg. FITORE RAMADANI , e BRONZIT në KATA,kategoria 17 VJEÇ, FITORE RAMADANI , e ARGJENT në KUMITE,kategoria 17 VJEÇ,+59 kg.

Ky është aktivitet i vlershëm për grupmosha të reja pasi që shihet si një test para Kampionatit të Kosovës në karate