Sport

Karateistët e “Fituesit” rrëmbejnë 6 medalje të arta  në turneun “Adem Jashari” në Gjilan

By FerizajPress

November 21, 2016

Në aktivitetin e fundit zyrtarë të organizuar nga Federata e Karatesë së Kosovës, turneu “Adem Jashari” në Gjilan  karateistët e KK”Fituesi”  u stolisën me 6 medalje të arta.

Karateistët e “Fituesit”  në këtë turne  nga nëntë garues sa morën pjesë  morën 10 medalje,prej të cilave 6 të arta  tri të argjendta dhe 1 të bronzit

Me medalje të arta u stolisën 1.Kreshnik Hasani -Lufta 2.Umer Feta -Lufta 3.Benjamin Bajrami -Lufta 4.Erblina  Pajaziti- Kata 5.Behije Mustafa- Lufta 6.Behije Mustafa- kata

Medalje të argjendëta

1.Erblina Pajaziti -Lufta 2.Hakia Tërstena- Lufta 3.Valdet Mustafa- Lufta

Medalje të bronzit 1.Sefer Bajrami -Lufta

Edhe garuesja Rona Emerllahu e cila pritet zyrtarisht të jetë garuese e këtij klubi  u stolis me dy medalje.