Shyhrete Behluli dhe Gili nuk e këndojnë të njëjtin zhanër muzikor, ama pavarësisht kësaj të dyja i kanë hyrë tregut të dasmave.
Edhe këtë verë kanë qenë mjaftë aktive, shkruan Kosovarja. Gili dikur njihej si barbie i estradës, ndërkaq vitet e kanë ndryshuar atë dhe stilin e saj. Epo, gjithçka me kohë.
Por, prapë se prapë Gili u qëndron besnike fustaneve të gjatë e me volum. Publiku e njeh Gilin glamuroze, femërore.
Edhe në preferencat e këngëtares Shyhrete Behluli hyjnë fustanet, ata klasik, femëror dhe shpesh me vezullimë. Në një foto të përbashkët të bërë këto ditë, Gili e Shyhretja duken krejt ndtyshe, larg nga imazhi i tyre skenik, shumë “cool”.