Lajme

Kapet shqiptari i dënuar për vrasje, 19 vjet me emër fals. Ja si u zbulua

By FerizajPress

October 24, 2016

Mediat italiane raportojnë se në pranga përfundoi shtetasi 43­vjeçar Arben Dodaj, i cili jetonte i pa shqetësuar, nën emër fals. Sipas policisë italiane, që i referohen mediat fqinje, Dodaj kishte vrëra në vitin 1997 në Shqipëri dhe ishte dënuar me 22 vjet burg.

Por, pak pas krimit, ai ishte larguar nga vendi. Ai u vendos në Usmate Velate, provincë në Monza ku kishte ndërruar edhe emër. Bashkë me të jetonte gruaja dhe dy fëmijë, 8 dhe 5­vjeç.

Si u zbulua Policia ra në gjurmë të Dodaj dhe zbulimit të problemit me identitetin pas një anomalie me certifikatat e dy fëmijëve.

Në to nuk shënohej atësia, çfarë i detyroi autoritetet të nisnin hetimet. Pas kësaj, policia vuri në përgjim edhe telefonat dhe falë përgjimit edhe të bashkëshortes së tij u mbërrit në zbulimin e të vërtetës.

.