Hetuesit policor të sektorit rajonal të hetimeve në Ferizaj, kanë arritur që të identifikojnë njërin nga dy të dyshuarit për kryerjen e veprës penale të grabitjes .
I dyshuari, B.I. (31 vjeç) në bashkëpunim me një person tjetër, më datën 31.12.2018, rreth orës 17:30 në rr. “Dëshmorët e Kombit”,Ferizaj, të maskuar dhe të armatosur me armë të gjata AK-47, kanë hyrë në një argjendari dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur stoli ari në vlerë rreth 20.000 euro dhe në ikje e sipër kanë shti me armë në ajër e duke u larguar në drejtim të panjohur.
Pas intervistimit , prokurori i hhtetit i ka caktuar masën e ndalimit për 48 orë.