Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, agjencia europiane e ruajtjes së kufirit, Frontex me një avion portugez të patrullës, Guardia di Finanza e Pulias me një helikopter dhe dy njësi detare me mbështetjen e Guardia di Finanza nga Durrës dhe Vlora, kanë bërë të mundur bllokimin e një gomoneje 7 metra të gjatë me dy motorë nga 150 kuaj/fuqi në afërsi të Foxhias.
Avioni i Frontex dhe mjetet e Guardia di Finanzas arritën që të kapnin mjetin lundrues rreth orës 18:30 minuta, pas një ndjekjeje prej më shumë se 4 orësh në det të hapur.
Gjatë kontrollit të ushtruar, në gomone u gjetën 800 kilogramë lëndë narkotike hashash, e ndarë në 42 pako.
Në pranga përfunduan dy shtetasit shqiptarë me inicialet, V.T., 21 vjeç, nga Kavaja dhe D.B., 32 vjeç, nga Durrësi. / Top Channel/