Në rastin e parë Policia Kufitare “Perëndimi” Gjakovë, ka bërë asgjësimin e disa bimëve narkotike të mbjella në një plantacion në pyll.
Gjatë patrullimit të hetuesve policorë dhe gjatë vëzhgimit të terrenit zyrtarët policorë kanë hasur në një plantacion, ku kanë qenë të mbjella 48 bimë narkotike që dyshohet të jenë të llojit Kanabis Sativa.
Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante dhe pas përfundimit të procedurave me urdhër të prokurorit është bërë asgjësimi i bimëve të dyshuara në vendin e ngjarjes.
Kurse në rastin e dytë të zhvilluar në Gjilan, antidroga në brendi të veturës ka gjetur 51.2 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit heroinë.
Me këtë rast është arrestuar një person nën dyshohet për veprën penale ‘blerje, posedim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit i caktohet masa e ndalimit për 48 orë.