Ferizaj

Kapen nga policia duke vjedhë armë

By FerizajPress

January 25, 2018

Policia në Ferizaj ka kapur në flagrancë dy të dyshuar të cilët me forcë kishin hyrë në një poligon për gjuajtje me armë zjari, me qëllim të vjedhjes.

“Raportet e para flasin se me 25.1.2018 rreth orës 3:12 minuta, të dyshuarit A. B. 25 vjeçar (m/shqiptar, shtetas i Maqedonisë) dhe S. A. 18 vjeç (m/maqedonas, shtetas i Maqedonisë), duke përdorur mjete të forta, të maskuar, kishin hyrë me dhunë në poligonin e gjuajtjes dhe trajnimit me armë të zjarrta, lokacion i cili gjindet në rrugën “Emin Duraku” në Ferizaj dhe nga aty kishin vjedhur 16 pistoleta të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm”.

Të dyshuarit janë arrestuar nga zyrtarët policorë në flagrancë me rastin e tentimit të daljes nga objekti. Bëhet e ditur se armët e vjedhura si dhe automjeti i të dyshuarve janë konfiskuar.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, ndaj dy të dyshuarve është marrë masa e ndalimit për 48 orë, transmeton Klan Kosova.