Kapen me gjysmë kg kokainë, arrestohen 2 persona

By FerizajPress

May 31, 2016

Një hetim proaktiv dyjavor i Prokurorisë Shkodër në bashkëpunim me policinë vendore ka arritur të zbulojë dy persona, të cilët kishin në posedim rreth gjysmë kg lënde narkotike e dyshuar kokainë.

Në vijim të hetimit, ditën e sotme janë arrestuar në flagrance Nexhmi Bushaj dhe Dritan Mataj. Hetimi është ende ne zhvillim.

The post Kapen me gjysmë kg kokainë, arrestohen 2 persona appeared first on Lajminet.