31-vjeçari shqiptar Klodian Xhetani dhe 37-vjeçari serb Sllavisha Jerenic, u arrestuan natën e së premtes gjatë një kontrolli rutinë.
Atyre iu gjet në makinë një pistoletë të kalibrit 6.35, me “plumb në gojë”. Ndaj tyre u la masa “arrest me burg”, ndërsa u morën në pyetje nga hetuesi Francesco Meloni.
Nga hetimet e para dyshohet se ata janë pjesë e ndonjë bande kriminale dhe mbanin armë pasi kishin frikë se sulmoheshin nga grupet rivale. Pas seancës shqiptari dhe serbi dolën duke qeshur nga gjykata.
The post Kapen me armë, dënohen shqiptari dhe serbi appeared first on Lajminet.