Ferizaj

Kapen keq Baton Haxhiu dhe Labinot Tahiri, shikojeni përplasjen e plotë!

By FerizajPress

October 16, 2018

Hyrja në emisionin e fundit, bëri që të përplaset, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri me drejtorin e Klan Kosovës, Baton Haxhiun.

Haxhiu, deputetin nga Ferizaj e quajti politikan të lazdruar, kjo për shkak të insistimit të tij për ta emëruar një ministër nga Ferizaj, për çka edhe u zëvendësua Bejtush Gashi me Ekrem Mustafa, si  ministër i Brendshëm.

“Jo për faktin se është i rëndësishëm, por për faktin se e përdorë gjuhën po themi shpesh pa shije për ta një shantazh të lehtë ndaj kësaj qeveri”.

“Ju e keni për qejfi zotëri Labinot Tahirin, por si duket që prej kohësh vazhdon të jetë një lazdran politikan kështu të themi”, ka deklaruar Haxhiu në fillim të emisionit.

“Ai pati insistuar se Ferizaj do të ketë një ambasador apo një ministër, a po i bije që kryeministri Haradinaj është dorëzuar ndaj Tahirit”, kishte deklaruar ai më tej.

Tahiri përmes rrjetit social Facebook, është lidhur drejtpërdrejtë ku është shfaqur i nervozuar duke përdorur edhe fjalë banale..

Më tej, Tahiri ka thënë se nuk do të jetë deputetë vetëm për t’iu shërbyer Haradinajt dhe Pacollit. Ka insistuar se do t’i mbajë fjalët që i thotë.

“Këto janë hajgare që ka bë Baton Haxhiun, po më vjen keq për disa shprehje, por pse me kanë vetëm kur t’i duhem, Ramushit vitin e kaluar, Behgjetit vitin e kaluar e shumë politikanëve të tjerë, kur të merrni duhet edhe me dhanë. Nuk ju kërkojë tenderë, nuk ju kërkojë asnjë favor, vetëm ato që premtohen në popull”, ka thënë Tahiri.

Më poshtë mund ta ndiqni deklarimin e plotë të Labinot Tahirit: