Një person është arrestuar pasi e kishte kanosur një vajzë të mitur.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 19:00, në Ferizaj.Tutje sipas raportit bëhet e ditur i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte kanosur viktimën e mitur femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.