Harry Kane ka shprehur lumturinë pas fitores ndaj Suedisë në Kupën e Botës. Kombëtarja e Anglisë ka arritur gjysmëfinalen e botërorit, pas fitores 2:0 ndaj Suedisë. “Ne e dimë se para nesh ka ndeshje të mëdha: gjysmëfinalja”, ka deklaruar Kane. “Por ne po ndihemi mirë, po ndihemi të sigurt”. “Duhet ta bëjmë këtë përsëri. E di që tifozët këtu, dhe ata që na ndjekin nga Anglia, do t’i shikojnë disa video më vonë, sepse tani janë duke festuar. Ne vetëm duam të bëjmë krenar vendin tonë”./Lajmi.net/