Kandidati për kryetar të Komunës së Ferizajt në radhët e Vetëvendosjes, Valon Ramadani, ka treguar programin e tij qeverisës, ku në planin e tij bëjnë pjesë dy projekte interesante siq i quan ai.
Ajo që të bën kurioz se çfarë ka dashur të thotë, kandidati i VV’së, është kur përmendet “Lagjja e zbavitjes”, përcjell Periskopi.
Nuk dihet për çfarë zbavitjesh e ka fjalën kandidati i VV’së për kryetar të Ferizajt, Valon Ramadani.
“Lagjja e zbavitjes, ashtu e kemi quajtur. Është një lagje e cila do të ketë 10 hektarë tokë dhe do të ketë të gjitha, ato…, gjërat që do ta rrethojnë, do ta bëjnë një projekt shumë interesant në Ferizaj”, tha Ramadani.