Ferizaj

Kandidati i PDK-së për Ferizaj tregon se për çka do të mbahet në mend nga qytetarët

By FerizajPress

November 13, 2017

Aliu: Do të mbahem në mend për shërbimin e mirë dhe transparent Kandidati i PDK për komunën e Ferizajt, Agim Aliu në emisionin “Debat Përnime” në RTV21 ka thënë se qytetarët e Ferizajt do ta mbajnë në mend atë, për përfundimin e projekteve që i ka paraqitur gjatë fushatës zgjedhore, shërbimin e mirë, shërbimin transparent, më moral me nder dhe dinjitet të lartë. Aliu më tej tha se ai iu garanton qytetarëve të Ferizajt se vërtetë barazia dhe integriteti i tyre do të jenë më qeverisjen e tij si kryetar i Ferizajt. Ndryshe në garën e balotazhit të 19 nëntorit do të garojnë Agim Aliu nga PDK i cili në raundin e parë të zgjedhjeve ka marrë 30.41% të votave dhe Muharrem Svarqa nga LDK i cili ka marrë 28% të votave./21Media