Ferizaj

Kandidati AAK-së për Ferizajn premton ndërtim të një parkingu nëntokësor

By FerizajPress

October 09, 2021

Arben Halili, kandidat i AAK-së për Ferizajn, ka shprehur pikëpamjet e tij për zhvillimin e komunës, nëse fiton mandatin.

“Jemi mundu që t’i prekim fushat kryesore të cilat  komuna ka nevojë ti avancojë duke filluar nga arsimi”.

Halili po ashtu tha se kanë bërë një hulumtim rreth të metave të shëndetësisë.

Tutje, kandidati i AAK-së premtoi zgjidhje për mbeturinat në mjedisin e qytetit.

“Nuk mund të zgjidhet problemi brenda një apo dy viteve, unë kam plan konkret për zgjidhjen e këtij problemi”, tha Halili në Edicionin Zgjedhor.

Sa i përket ekonomisë, Halimi përmendi disa sektorë që janë të zhvilluar, e të cilët duhet subvencionuar.

”Përmes fondeve të bizneseve të ngrisim kapacitetet e kompanive të vogla dhe të mesme duke i subvencionuar përmes mjeteve të punës”.

“Është shumë e zhvilluar industria e përpunimit të drurit, me të cilën Ferizaji mund të krenohet, shqiptarët e Maqedonisë furnizimin me drunj e bëjnë në Ferizaj”.

Për çështjen e vendeve të parkingut për vetura, dhe problemet e tjera në komunikacion, Halimi premtoi zgjidhje qysh në vitin e parë të mandatit të tij, njofton Klankosova.tv.

“Do të  ndërtohet një parking nëntokësor tek tregu i Gjelbër, diku me vlerë 750 mijë euro”.

”Kemi paraparë që të ndërtohet një QKMF  e re si dhe dy QMF në fshatra, mjekun familjar në secilin prej QMF-ve, dhe pajisje me gjitha laboratorët e mundshëm për nevojat bazike të analizave”.

“Kemi menduar të ndërtojmë katër shkolla, një shkollë në qytet dhe tri shkolla në fshatra”.

Halili po ashtu tregoi se kanë planifikuar 100 bursa me nga 500 euro për studentët.