Ferizaj

Kandidatët për deputetë nga dega e LDK-së në Ferizaj zhvilluan sot takime me mjekë e infermierë

By FerizajPress

February 09, 2021

Kandidatët për deputetë nga dega e LDK-së në Ferizaj zhvilluan sot takime me mjekë e infermierë ferizajas për t’i falënderuar e për t’i inkurajuar për punën fisnike që bëjnë ata.

“Jo vetëm në kohë pandemie , por çdo ditë kemi nevojë për dorën dhe përkushtimin e tyre, prandaj në Qeverinë Hoti buxheti dhe projektet e fushës së shëndetësisë do të trajtohen me prioritet.

Në menaxhimin e pandemisë u shquam në rajon për punë të mira, e të tillë do të jemi edhe në ditët e Qeverisjes sonë të ardhshme, sepse na dallon tradita ,përkushtimi dhe mbajtja e fjalës nga të gjitha subjektet e tjera” thuhet në njoftimin e  degës së LDK-së nga kjo vizitë.