Shëndetësi

Kanceri i qafës së mitrës

By FerizajPress

June 07, 2017

Shkruan: Dr. Agon F. Bislimi

Kanceri i qafës së mitrës është i zakonshëm te gratë e moshës 30-50 vjeçare.

Faktorë rreziku për paraqitjen e kancerit të qafës së mitrës janë inflamacionet e qafës së mitrës,sëmundjet që transmetohen nëpërmjet marëdhënieve seksuale dhe shtatëzënësitë e shumëfishta.

Qelizat kanceroze e marrin origjinën nga epiteli që mbulon majën e qafës së mitrës.

Këto qeliza kanceroze mund të ekzaminohen duke marrë një kampion nga qafa e uterusit apo mitrës.

Kjo procedurë njihet si testi i Papanikolaut ose Pap testi dhe është një nga mënyrat më të efektshme për të dalluar ndryshimet patologjike të qelizave të qafës së mitrës apo uterusit.

Ekzaminimi për diagnostikimin e kancerit të qafës së mitrës këshillohet të bëhet nga çdo grua, një herë në vit. /Dr. Agon F. Bislimi