Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastërtia”, ka ngritur disa herë zërin për shkelësit e ligjeve në fuqi për mbrojtjen e ambientit dhe të mbeturinave, por që për këta shkelës shumë rrallë herë janë ndërmarrë masa. Këtë herë organet përkatëse kanë një video të postuar nga qytetarët në Facebook, madje duke e gjykuar si gjest të ulët, xhiruesit i thonë edhe numrat e tabelave të atij kamioni, që e bënë shumë më të lehtë identifikimin e përgjegjësve.
KRM “Pastërtia”, edhe njëherë ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve, OJQ-ve të ndryshme por mbi të gjitha të organeve kompetente ligj zbatuese, që të ndërmarrin masa për të mbrojtur pastërtinë e qytetit dhe komunës së Ferizajt.