Lajme

Kamberi: Kryetari i Bujanocit përkrah boshnjakëve e jo shqiptarëve!

By FerizajPress

April 15, 2016

Në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe lokale në Serbi, partitë shqiptare në Luginë të Preshevës janë më të përçara se kurrë.

Vetëm një subjekt politik nga Lugina e Preshevës, Partia për Veprim Demokratik(PVD), do të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, përderisa partitë shqiptare që nuk marrin pjesë në zgjedhjet për nivel qendror, do të grumbullojnë vota për partitë boshnjanke të Novi Pazarit e jo për shqiptarët.

Kështu ka deklaruar gjatë një intervistë për portalin ‘Infokusi.com’ ish-deputeti i Parlamentit të Serbisë, Shaip Kamberi, i cili njëherësh është kandidat i PVD-së për kryetar të Bujanocit