Lajme

Kalojnë ilegalisht me traktor nga Maqedonia në Kosovë

By FerizajPress

April 15, 2016

​Dy persona janë ndaluar në fshatin Stanqiq të Zhegrës, pasi të njëjtit me një traktor dhe pa dokumente përkatëse kanë kaluar në mënyrë ilegale vijën kufitare nga Maqedonia drejt Kosovës.

Sipas Policisë, është vërejtur se të dyshuarit në rimorkio kishte të ngarkuar disa mjete pune, që vlera e përafërt me gjithë mjetin transportues është rreth 6000€.

Me vendim të prokurorit traktori së bashku me mjetet janë konfiskuar, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.