Gjatë ditës së sotme drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Balton Dërguti, ka takuar drejtuesit e shoqatës “Jezerci”, nga fshati Jezerc.
Në këtë takim janë diskutuar shumë çështje, po ajo me më shumë rëndësi ishte mundësitë turistik që ofron fshati Jezerc, për turistët nga e gjithë Kosovës.
Me këtë rast përfaqësuesit e shoqatës “Jezerci”, kanë kërkuar nga drejtori Dërguti, që në kuadër të hartimit të Strategjisë për Zhvillimin e Turizmit, si prioritete të hy edhe rregullimi i rrugës që shpije në drejtim të “Dy Kalave” të fshatit Jezerec, për shkak të asaj se tash për tash problemi i rrugës është çështje kryesore që të vizitohen këto dy vende.
Në fund të dyja palët u dakorduan që do të kenë një bashkëpunim të frytshëm edhe në të ardhmen në projekte të ndryshme sa i përket zhvillimit të turizmit malor.