Ferizaj

Kafshët e ngordhura në lum, askush nuk qan kokën

By FerizajPress

November 03, 2016

Firaj , Shtërpcë  – Këto ditë vizitorë të cilët kanë kaluar rrugës për në Brezovicë apo Prevallë kanë mundur të shohin   në lum kafshë të ngordhura të cilat ka ditë që askush nuk është kujdesur ti largoi nga aty.

Një qytetarë ka dërguar në redaksi foto e cila tregon se dikush  ka hedhur një lopë të ngordhur në lumin Lepenc afër fshatit Firaj të Komunës së Shtërpcës.

Kohëve të fundit për shkak të sëmundjes  gungore të lëkurës se gjedhit ka pasur ngordhje të shumta në rajon por  zakonisht është thënë  se ekipe të caktuar janë marrë me varrosjen e tyre  për të penguar përhapjen e sëmundjes dhe ndotjen e ambientit.

Pse dikush ka hedhur këtë në lumin Lepenc i cili  është njohur si lum i pastër nuk dihet, ishte  me sëmundjen gungore apo ndonjë sëmundje tjetër.

I njëjti burim ka konfirmuar se afër këtij vendi , skaj malit janë edhe dy kafshë tjera të ngordhura  për të cilat  askush nuk është kujdesur.

Shpresojmë që kompetentët e Komunës së Shtërpcës do të marrin masa dhe do të evitojnë pasojat nga  dekompozimi i këtyre kafshëve.