Ferizaj

KAFE N‘SHESH. Fillojnë përgatitjet për festat e fundvitit


By FerizajPress

December 04, 2016

Ferizaj.04.12.2016 . Në Ferizaj kanë filluar përgatitjet për festat e fundvitit ku viteve të fundit për të krijuar një atmosferë sa më festive në shesh po vendosen edhe shtëpiza të vogla që tu ofrojnë shërbime qytetarëve. Një e tillë tani më është vendosur në sheshin e qytetit dhe sipas pronarëve që nga dita e nesërme do të filloi tu ofroi shërbime qytetarëve. “ Duke filluar nga dita e nesërme nga ora 08:00 në mëngjes do të hapet shtëpiza e drurit, me qëllimin që të sjell më afër jush atmosferën festive të festave të fundvitit. 
Kemi: 
• Kafe 
• Çaj
• Çokollatë të nxehtë
• Verë t’vluar
• Raki
• Ëmbëlsira t’shpisë,
 krejt këto më çmime që i përshtatet xhepit të secilit.

Ju mirëpresim në shesh! “ ka thënë pronari i kësaj shtëpize të drurit e cila është vendosur në sheshin e qytetit.