Ai do të shohë nga afër vjeljen në specave në ara. Zyra e kryeparlamentarit ka njoftuar se nesër, Veseli do të qëndrojë në fshatin Krushë e Vogël, ku fermerët atje janë të dalluar sa i përket kultivimit të specave, raporton lajmi.net.
Më pas, për t’i dhënë mbështetje bujqësisë e cila vlerësohet degë shumë e rëndësishme për zhvillimin e vendit, Veseli do të qëndrojë edhe në fshatin Piranë të kësaj komune.
Aty kryeparlamentari pritet ta shohë nga afër kultivimin e trangujve në sera të shumta. E për ta përmbyllur këtë vizitë, ai do të shkojë edhe në një kompani private të e cila funksionon si Qendër Grumbulluese ku edhe do të drekojë./lajmi.net