Lajme

Kadri Veseli kryetar i PDK-së, edhe zyrtarisht

By FerizajPress

May 07, 2016

Kadri Veseli është zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Delegatët kanë aplikuar votim të hapur dhe Veseli nuk ka marrë asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.

Veseli, që ishte kandidati i vetëm për kryetar, në fjalën  tij para votimit final, ka kërkuar që nëse ende dikush dëshiron të kandidojë për kryetar le ta bëjë atë lirshëm.

Veseli është zgjedhur kryetar i PDK-së në Konventën e VII-të Jashtëzakonshme të Partisë Demokratike.

Ai në fjalën e tij, menjëherë pas zgjedhjes kryetar i partisë, ka falënderuar paraardhësin e tij Hashim Thaçin, për ndërtimin dhe udhëheqjen e PDK-së derisa e lëshojë postin, për t’u bërë President.

Para se të votohej për kryetarin e ardhshëm, kanë folur shumë anëtarë të PDK-së. Disa prej tyre si Nait Hasani e Rexhep Hoti, kanë qenë më të zëshëm në kritikat e tyre.

Ndërsa për të bëmat e PDK-së dhe udhëheqjes së saj me Kosovën kanë folur Enver Hoxhaj, Besim Beqaj, por edhe shumë të tjerë.