Lajme

Kadri Veseli ka një thirrje për Bashkimin Evropian

By FerizajPress

May 24, 2019

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka reaguar lidhur me paralajmërimiet për dorëheqjen e kryetarëve të sapozgjedhur të Komunave të veriut të Kosovës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Veseli ka shkruar se kjo është një akt i pahijshëm dhe i dëmshëm që cenon bashjetesën dhe stabilitetin e Kosovës.

“Paralajmërimi i dorëheqjes nga kryetarët e sapozgjedhur të komunave të veriut të Kosovës, është një akt i pahijshëm dhe i dëmshëm që cënon bashkëjetesën dhe stabilitetin e Kosovës. Kjo deklaratë e dhënë prej tyre pas takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, dëshmon edhe njëherë qartazi mungesën e vullnetit të Beogradit për të ndërtuar paqe dhe fqinjësi të mirë”, ka shkruar Veseli.

Tutje Veseli ka shkruar se i bënë thirrje Bashkimit Evropian që të bëjë presion Serbisë që të zabtojë marrëveshjen e nënshkruar në Bruksel.

“Me këtë rast, i bëj thirrje përfaqësuesve të Bashkimit Evropian dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë, që të bëjnë detyrën e marrë përsipër si garantues për të bërë presion në mënyrë që Serbia të zbatojë marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel. Pavarësisht këtyre provokimeve, dua të theksoj se Republika e Kosovës është një shtet model në mbarë Evropën për sa i përket garantimit të të drejtave komuniteteve jo-shumicë dhe do të vazhdojë me këmbëngulje që me procesin e dialogut final të zgjidhë problemet e së kaluarës me Serbinë duke siguruar njohjen dhe ulësen në OKB”, ka shkruar Veseli. /Insajderi.com