Dy liderët e partive më të mëdha në vend të cilat njëherit janë duke udhëhequr vendin, Kadri Veseli i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Isa Mustafa i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pritet ti japin fund koalicionit tre vjeçar i formuar në nëntor të vitit 2014-të.
Gazeta NewBorn, nga burime shumë të sigurta brenda këtyre dy subjekteve ka marr informacione se koalicioni PDK-LDK, do të prishet gjatë muajit prill për ta çuar më pas vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Këto burime tregojnë se pas prishjes së koalicionit PDK-LDK, këto parti bashkë me paritë opozitare do të takohen për të nënshrkuar një marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve nacionale dhe ato lokale për një ditë.
Por jo vetëm kaq. Partitë politike tashmë veç kanë filluar fushatën e tyre për zgjedhjet e reja. Krytari i PDK-së, Kadri Veseli po bën vizita në qytete të ndryshme të vendit ku po zhvillon turin e dëgjimit, ndërsa kryetari i LDK-së, Isa Mustafa nuk po ndalet së vizituari bastionet e subjektit të tij, ngjashëm po veprojnë edhe partitë opozitare, të cilat kanë kërkuar qysh moti zgjedhje të reja.
Në opionion kanë qarkulluar dy data për mbajtjen e zgjedhjeve, e këto dy data janë e diela e fundit e muajit maj që i bie 28 maji ose e diela e parë e muajit qershor e që i bie data 4 qershor/Gazeta NewBorn/