Ferizaj

Kadri Veseli bënë homazhe tek shtatorja e Dëshmorit Sadik Bega-Mortaja

By FerizajPress

September 29, 2016

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, këtë të enjte ka vizituar Ferizajn me çrast është ndalur edhe tek shtatorja e Dëshmorit të Kombit Sadik Bega-Mortaja.

Veseli me këtë rast ka gjetur kohë që së bashku me nënën e Dëshmorit pas vendosjes sē luleve tek lapidari të ulet dhe të evokojnë kujtimet për Sadik Begën-Mortajën.

“Më kujtohet shumë mirë koha kur kam kaluar në këtë zone. Më kujtohet se mu në atë kohë ishte ofensivë e madhe në zonën e Jezercit por që vendosmëria e trimave si Mortaja kanë bërë që ne të gëzojmë  ditën e sotme.Ky lapidar është dëshmia më e mirë se ata nuk do të harrohen deri sa të ekzistoj kjo tokë” ka thënë Veseli.

Në këtë bisedë  që ishte mjaftë emocionuese për të dy palët nëna e dëshmorit i ka thënë kryeparlamentarit se ndjehet rahat kur i sheh të gjithë duke punuar të bashkuar që amaneti i dëshmorëve  të behët realit.

“Vetëm të bashkuar mundë të bëhet  realitet ajo për të cilën luftuan bijtë tanë” i ka thënë kryeparamentarit, Zelije Bega, nëna e Dëshmorit Sadik Bega-Mortaja.

Më pastaj  kryeparlamentari ka vizituar edhe një biznes të suksesshëm ferizajas.