Debat i ashpër është zhvilluar mes deputetëve të pozitës e opozitës në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, ku po rishqyrtohet Projektligji për Demarkacionin me Malin e Zi.
Deputetja e VV-së, Donika Kadaj- Bujupi ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka bërë me vetëdije këtë gabim pasi që me 25 gusht të vitit të kaluar kur të gjithë deputetët ishim në pushim ikën edhe e nënshkruan marrëveshjen, transmeton Telegrafi.
“Sot me korrespodencë po e dërgojnë në kuvend këtë marrëveshje, dhe ne si Lëvizje Vetëvendosje do ti përdorim të gjitha mjetet pa përjashtim për të kundërshtuar këtë marrëveshje”, ka thënë Kadaj-Bujupi.