Një rast i grabitjes ka ndodhur dje pak pas mesnatës në Fshatin e Ri të Kaçanikut.
Sipas Policisë, është raportuar se roja e një depoje të mobilierisë është mbyllur në barakë nga tre persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës nga depoja kanë grabitur 300-400 euro dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
Nuk raportohet për të lënduar.