Sport

Ka shumë oferta, Rabiot zgjedh gjigantin e La Ligas

By FerizajPress

August 19, 2018

Adrien Rabiot përfundimisht do të largohet nga PSG. Ai kërkohet nga Barcelona, Real Madrid dhe Juventus, përcjellë “Lajmi.net”. Mirëpo, “Don Balon” raporton se tani Barca është shumë pranë shërbimeve të lojtarit. Katalunasit janë në kërkim të një mesfushori dhe kanë gati akordin me francezin. Atij i skadon kontratë në vitin e ardhshëm dhe nuk ka pranuar të rinovojë, pasi që s’ka hapësira të garantuara në formacion. /Lajmi.net/