Këtë të premte ka përfunduar kampingu i organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovënë bashkëpunim me Komunën e Ferizajt, përkatësisht Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Në përfundim të këtij kampi ka marrë pjesë shefi i Kabinetit të Kryetarit të Komunës së Ferizajt Agim Aliu, Albion Sherifi me ç ‘rast e ka falënderur Misionin e OSBE-së për organizimin e këtij kampingu për herë të parë të këtij lloji në Ferizaj.
Pjesëmarrësit në këtë kamp janë shprehur të kënaqur me aktivitete e zhvilluara ndërsa kanë kërkuar që organizime të këtij lloji të jenë më të shpeshta.