Ferizaj

Ka përfunduar edicioni i dhjetë i Festivalit të Filmit “Ferfilm”

By FerizajPress

September 07, 2022

Teatri i qytetit “Adriana” në Ferizaj, mbrëmë ishte i mbushur nga dashamiret e filmit, ku për 5 net radhazi, janë shfaqur filma të shkurtër nga më të ndryshmit botëror.

Në natën e mbrëmshme ka marrë pjesë edhe Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, bashkë me drejtoren e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj, Xhemile Murati –Shabani si dhe zyrtarë të tjerë komunal.Në natën finale të këtij festivali është bërë edhe ndarja e çmimeve për filmat më të mirë. Ndarjen e këtyre çmimeve e ka bërë Nënkryetari i Ferizajt Lulzim Aliu.

Filmi më i mirë u shpall:Best fiction “Mamma” – Aslak Danbolt (Norway)Best experimental “Roger’s Eye” (Italy)Best documentary “The beyound” (Switzerland)Special mention “The table of grave” (Kosovo)Special mention “Free Fall” (France)Media price “By the Ocean” (Spain)Best animation “Charrybdis” (France)