Me të marr lajmin për ndarjen nga jeta të gruas që mishëron sakrificën duke qenë gjithë jetën e mishëruar me atdhedashurinë, vuajtjen e gjatë në burgje si e burgosur politike, veteranen e arsimit e mësuesen e dalluar, Nazire Zogaj, i pari i Ferizajt, Agim Aliu ngushëlloi përmes telegramit, familjen, miqtë e mësimdhënësit, kolegë të së ndjerës. Ndër të tjera në telegramin e ngushëllimit dërguar për këtë rast, i pari i Ferizajt, Agim Aliu shpreh konsideratat e vlerësimet më të larta për gruan shembull patriote e mësuesen e jashtëzakonshme që sot mbylli sytë përgjithmonë.
“Me pikëllim të madh, mora lajmin e ndarjes nga jeta të patriotes së dalluar, të burgosurës politike, veteranes së arsimit, gruas shembull e të guximshme, familjares së përkushtuar e ndër emrave më të dashur e personaliteteve të admiruara ndër gjenerata. Sot na la përgjithmonë, mësuesja Nazire Zogaj. Ngushëllime familjes, miqve e gjithë arsimit ferizajas. Qoftë i paharrueshëm kujtimi për të” thuhet në telegramin e ngushëllimit të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.