Në moshën 76 vjeçare ka ndërruar jetë veprimtari Salih Hasani.
Salih Hasani ishte veprimtar i çështjes kombëtare dhe njëri ndër organizatorët e demonstrative të vitit 1968 në Ferizaj.
Hasani gjatë jetës së tij ishte bartës i shumë funksioneve në administratën Komunale të Ferizajt.
Ishte sekretar i Kuvendit komunal në Ferizaj, asamblist në Kuvendin e Ferizajt, Drejtor i Urbanizmit në Ferizaj, Drejtor i shërbimeve juridike në ish fabrikën e veglave në Ferizaj. Ishte ndër gjyqtarë e parë në gjykatën komunale në Ferizaj.
Varrimi i Salih Hasanit bëhet sot ora 13:00 në varrezat përballë fabrikës së Gypave në Ferizaj