Ferizaj

Ka ndërruar jetë gazetari Ramadan Asllani

By FerizajPress

June 26, 2019

Ka ndërruar jetë gazetari dhe publicisti ferizajas Ramadan Asllani.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ngushëllon familjen Asllani dhe komunitetin artistik për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe letrarit Ramadan Asllani

“Me pikëllim të thellë, morëm lajmin e kobshëm për ndarjen nga jeta të gazetarit, publicistit, mësimdhënësit dhe letrarit Ramadan Asllani. Ndarja e parakohshme nga jeta e Ramadan Asllanit, lë një zbraztirë të madhe në fushën e letrave dhe organizimeve kulturore në qytetin tonë. Ngushëllime familjes Asllani dhe gjithë miqve të të ndjerit” tha i pari i Ferizajt, Agim Aliu.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot me datën 26-06-2019 te varrezat e reja të qytetit në Ferizaj. Varrimi bëhet në ora 13:00.