Ferizaj

Ka ndërruar jetë Gani Maloku

By FerizajPress

October 16, 2018

Ish mësimdhënësi dhe sportisti i njohur në ping-pong, Gani Maloku, sonte ka ndërruar jetë. Ai para disa ditëve ka pësuar një atak që ishte edhe fatal. Gani Maloku do të njihet si një njeri i urtë dhe mbi të gjitha si një sportist i cili deri në çastet e fundit të jetës së tij ishte i përkushtuar.

Ai ishte trajner dhe  aktiv si lojtar në grupmoshën e tij në Ping-Pong.