Në një aksident trafiku të ndodhur rreth orës 17:20 në fshatin Slivovë, ka humbur jetën një person.
Rasti ka ndodhur në rrugën lokale të fshatit Slivovë, ku sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit të udhëtarëve me targa lokale G.K.( m/sh/k 22 vjeç),duke mos përshtatë shpejtësinë e lëvizjes kushteve të rrugës, humb kontrollin ndaj timonit dhe godet dy këmbësore të cilat marrin lëndime serioze.
Të lënduarat dërgohen në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor, ku rreth orës 19:00, nga personeli mjekësor jemi njoftuar se viktima E.A.(f/sh/k 47 vjeç) nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetimet lidhur me rastin,ndërsa i dyshuari,me urdhër të Prokurorit të Shtetit,ndalohet për 48 orë.