Sot ka ndërruar jetë Drejtori i Qendrës për Punë Sociale, punonjësi që bëri shembull në ofrimin e shërbimeve sociale, Shyqeri Mehmeti.
Me këtë rast edhe kryetari i Ferizajt Agim Aliu ka ngushëlluar familjen, dhe të gjithë ata qe e njohen drejtorin Shyqeri Mehmeti.
TELEGRAM NGUSHËLLIMI
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të drejtorit e punëtorit shumëvjeçar të Qendrës për Punë Sociale, punonjësit që bëri shembull në ofrimin e shërbimeve sociale, Shyqeri Mehmeti.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu me këtë rast ngushëlloi përmes telegramit, familjen Mehmeti.
“Sot Ferizaj e institucionet e shërbimit social humbën dorën e kujdesit për më nevojtarët, punonjësin që u identifikua me punën e përpjekjen e pandërprerë për më nevojtarët, Shyqeri Mehmeti. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe gjithë të njohurve të të ndjerit” përfundoi telegramin e ngushëllimit, i pari i Ferizajt, Agim Aliu.