Ferizaj

Ka ndërruar jetë Dr.Naser Ahmeti. Kryetari Aliu ngushëllon familjen Ahmeti

By FerizajPress

September 08, 2019

Në orët e mbrëmjes së ditës së djeshme ka ndërruar jetë mjeku i njohur , pediatri Dr. Naser Ahmeti.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu dërgoi telegram ngushëllimi, me rastin e ndarjes nga jeta të mjekut pediatër, Dr. Naser Ahmeti!

“Mbrëmë, me pikëllim të thellë e trishtim të madh morëm lajmin e kobshëm për ndarjen e parakohshme nga jeta të mjekut shembull ferizajas, Dr. Naser Ahmeti. Shëndetësia ferizajase humbi një personalitet e profesionist të rrallë. Jeta e tij profesionale dedikuar të porsalindurve, fëmijëve tanë, ishte ekzemplar i dashurisë e pasionit për profesionin. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve të të ndjerit, profesionistëve shëndetësor dhe gjithë qytetarëve. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës” përfundon telegrami i ngushëllimit.

Këshilli organizativ njofton se në ora 11:00 ne Teatrin “Adriana” do të organizohet mbledhje komemorative për nder të jetës dhe veprës se tij.