Ferizaj

Ka filluar dezinsektimi i hapësirave publike në Ferizaj (Foto-Video)

By FerizajPress

June 26, 2016

Në orët e mbrëmjes në Ferizaj ka filluar dezinsektimi i hapëisarave publike në Ferizaj.

Sot ka filluar faza e parë e dezinsektimit dhe ky aksion do të zgjasë deri në dezinsektimin e plotë të qytetit të Ferizajt. Ky aksion po kryhet me qëllim të pastrimit të ambientit nga insektet e sidomos mushkonjat të cilat edhe janë një ndër bartësir edhe të sëmundjeve ngjitëse. U bë e ditur se pas përfundimit të projektit nëpër qytet projekti do të vazhdoj edhe nëpër fshatra. Përgjegjësit e këtij projekti kanë apeluar te bletart që të kenë kujdes pasi ky dezinsektim munë të ketë pasoja për bletët. Për këtë edhe zyra për informim e komunës së Ferizajt ka njoftuar bletarët për orarin e dezinsektimit dhe ka bërë apel për një kujdes të shtuar.