Këtë të hënë, ka filluar të bëhet edhe asfaltimi i unazës së jashtme të qytetit të Ferizajt, projekt ky i Komunës së Ferizajt dhe Ministrisë së Infrastrukturës.
Nga afër asfaltimin e kësaj rruge e ka përcjellë Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, së bashku me drejtorin e Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, drejtorin e Pronës, Sabri Murseli, drejtorin e Arsimit, Afrim Llabjani si dhe bashkëpunëtore të tjerë.