Në këto ditë kur komunikacioni është i ngarkuar kësaj po a ndihmojnë edhe vozitësit të cilët nuk qajnë kokën për të tjerë.
Ka shumë raste kur makinat ndalen në mes të rrugë sepse vozitësi ka punë në një lokal e nga kjo nuk qajnë kokë se shkaktohen radhë prapa tij.
Një rast të tillë edhe sot e ka dërguar një lexues i Ferizajpress kur një qytetarë pa ndonjë problem ndal makinën mes të rrugës sepse aty ka punë.
“Edhe pse i tërhoqën vërejtjen se aty nuk mund të lihet vetura për të hy në lokale ai as që ktheu kokën’ thotë ky qytetar.
Edhe pse ditëve të fundit policia ka paralajmëruar masa të rrepta për shkelësit e rregullave të komunikacionit,siç shihet këto ende po injorohen nga vozitësit.