Ka dështuar grusht shteti në Turqi

By FerizajPress

July 16, 2016

Sipas medieve turke tashmë ka dështuar grusht shteti i ushtrisë turke e cila kishte synim rrëzimin e Qeverisë së presidentit,  Erdogan, transmeton lajmi.net.

Kryeministri i Turqisë, Binali Yıldırım, ka thënë prej tash nëse do të shihet një aeroplan apo ndonjë helikopter ushtarak mbi qiellin e Ankarasë apo Stambollit do të rrezohet.

Ai gjithashtu ka thënë se situata në Turqi është nën kontroll dhe shumë shpejt do të rregullohet gjithçka. /lajmi.net/

 

.