Dhimbjet e mëdha për situatën ekonomike në të cilën gjendej nëna 19 vjeçe nga qyteti i Ferizajt, i mbaruan sot. Lutjeve dhe kërkesës së Fatime Abazit, iu përgjigj kompania e orendive shtëpiake më të mëdha në vend “Jysk”.
E martuar në moshë të re, e më pas e ndarë, ajo e vetme detyrohet të kujdeset për fëmijën e saj dyvjeçar, edhe pse në kushte të vështira jetese.
Fatimja gjatë ditës së sotme kërkoi nga njerëzit e vullnetit të mirë që ta ndihmojnë, që të paktën ta ketë një punë, përmes së cilës do ta rrisë djalin e saj.
Gazeta Express ka kontaktuar me 19-vjeçaren nga Ferizaj. Ajo me emocione ka shpjeguar momentin kur mori lajmin e punësimit. “Nuk po mund ta besoj. Që prej nesër unë do të filloj punën në Jysk. Sërish lindën shpresat për mua dhe djalin tim”, ka thënë Fatime Abazi. /GazetaExpress/